Osmani do të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të konferencës së Mynihut në Washington

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të konferencës së Mynihut në Washington, për të diskutuar rreth situatës së sigurisë në Evropë

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Washington DC, ku do të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të Konferencës së Mynihut.

Pas vizitës së saj në Panama e Kosta Rikë, Osmani ka udhëtuar për në Washington D.C.

Në Shtetet e Bashkuara, Osmani dhe përfaqësues të shteteve të tjera pjesëmarrës të Konferencës do të mblidhen për të diskutuar rreth situatës së sigurisë në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë dhe forcimin e partneritetit transatlantik.

Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Presidentes së Kosovës, më anë të një komunikate, transmeton Portali D.

“Kjo konferencë do t’i bashkojë dhjetëra vendimmarrës dhe ekspertë të lartë nga të dyja anët e Atlantikut, për diskutuar se si partnerët transatlantikë mund të ndërtojnë një aleancë më të qëndrueshme, dhe ta avancojnë bashkëveprimin dhe udhëheqjen e përbashkët në sfidat e sigurisë, duke përfshirë luftën aktuale në Ukrainë”, thuhet në njoftim, transmeton Portali D.

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës dhe Rodrigo Chaves presidenti i Republikës së Kosta Rikës

Në kuadër të vizitës së saj në Kosta Rika, Osmani mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Republikës së Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pavarësisht distancës gjeografike partneriteti i të dyja shteteve është unik.

“Tani, është detyra jonë e përbashkët, si të zgjedhur të popullit, që t’i përafrojmë shtetet tona edhe më shumë”, ka shkruar Osmani.

Osmani është shprehur e nderuar që është përfaqësuesja e parë e Kosovës që ka vizituar Kosta Rikën.

Gjatë takimit janë diskutuar marrëdhëniet miqësore në mes të të dyja vendeve dhe mundësitë më të mira për të thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror, duke përfshirë ekonominë dhe tregtinë si dhe politikën e jashtme.

Ndryshe, presidentja e vendit, të martën e 26 prillit, kishte udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Osmani gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  është pritur në takim nga lideri i shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve dhe me anëtarët e kongresit amerikanë.

Aktualisht, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po qëndron edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika