Osmani do të marrë pjesë në takimin e presidentëve të rajonit në procesin Bërdo-Brione në Slloveni

Zyra e Presidentes së Kosovës ka bërë të ditur se Osmani do të marrë pjesë në takimin e Procesit Bërdo-Brione, takim ky që do të mbahet në Bërdo të Sllovenisë, e do të udhëhiqet nga presidenti i Sllovenisë dhe nga ai i Kroacisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, krahas presidentëve të shteteve të rajonit do të marrë pjesë në takimin e 11-të të procesit Bërdo-Brione.

Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se temat të cilat parashihen të diskutohen në këtë takim përfshijnë perspektivën e integrimit evropian për vendet aspiruese të Ballkanin Perëndimor, të cilat i përmbushin kushtet për integrim dhe të cilat i bashërendojnë politikat me ato të Bashkimit Evropian, tejkalimin e sfidave të përbashkëta si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë këtu edhe krizën energjetike dhe sigurinë ushqimore. Njëherësh, përkushtimin për demokraci, paqe dhe dialog.

Qëndrimet e Republikës së Kosovës do të paraqiten nga Osmani, duke përfshirë këtu edhe thirrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe njëherësh, avancimin e rrugës euroatlantike.

Takimi i Procesit Bërdo-Brione do të mbahet në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, nën udhëheqjen e presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor dhe presidentit të Kroacisë, Zoran Milanović.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika