Osmani do të ndajë 100 mijë euro shtesë subvencione për organizatat e personave me aftësi të veçanta

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta ka pritur në takim Komitetin Paraolimpik të Kosovës dhe organizatën e Studentëve Handicap, që ka shprehur mbështetjën për këtë kategori, gjersa ka thënë se do të ndaj 100 mijë euro subvencione për organizatat e personave me aftësi të veçanta

Fotoilustrim





Presidentja Vjosa Osmani për nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta ka pritur në takim Komitetin Paraolimpik të Kosovës dhe organizatën e Studentëve Handicap.

Në të dy takimet, Presidentja Osmani siç njofton zyra e presidencës, ka shprehur mbështetje për këtë kategori dhe ka potencuar se gjithëpërshirja e tyre, punësimi dhe jeta e dinjitetshme janë objektiv i përditshëm.

Sipas Presidentes Osmani, kujdesi institucional ndaj kësaj kategorie nuk duhet të fokusohet në një ditë të vetme, por gjatë gjithë vitit, kësisoj këtë vit Presidentja Osmani do të ndaj 100 mijë euro shtesë subvencione vetëm për organizatat e personave me aftësi të veçanta.

Presidentja Osmani, gjithashtu shprehu gatishmërinë t`i mbështes sportistët paraolimpik, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Paraolimpike në Paris më 2024.

Ndërkaq me Studentët Handicap, ajo ka theksuar se të gjitha organizatat e personave me aftësi të kufizuara do t`i kenë dyert e hapura gjatë tërë vitit për t`i mbështetur ata në mënyra të ndryshme.

Për më tepër, Presidentja Osmani potencoi se qasja në të drejtat dhe liritë themelore, për personat me nevoja të veçanta, duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika