Osmani do të takohet me Escobar pasditen e së martës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në orën 16:30

Presidentja Vjosa Osmani, dhe përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën e 23 gushtit do të takohet me përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi i tyre ëshët paraparë të mbahet rreth orës 16:30, në kabinetin e presidencës.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

“Në orën 16:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Escobar nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kështu është bërë e ditur për RTV Dukagjinin nga zëdhënës të Qeverisë së Kosovës, teksa nuk janë bërë të ditura arsyet e mostakimit.

Në mbrëmje pritet të takohet edhe me përfaqësues të opozitës, të cilët i ka ftuar për darkë.

Ndërsa, të mërkurën e 24 gushtit, Kosovën do ta vizitojë edhe emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Escobar vjen në Kosovë pak ditë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Në takimin e fundit në nivel të krerëve shtetëror nga Kosova e Serbia, i cili kishte zgjatur më shumë se pesë orë, nuk kishte pasur marrëveshje.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, kishte thënë se përkundër mundësisë për një marrëveshje, dialogu duhet të vazhdojë ditëve në vijim.

Borrell u shpreh se për çdo eskalim të gjendjes në terren, të dyja palët do të jenë përgjegjëse, teksa tha se takimi i ditës së enjte nuk ishte takim i rregullt, por ishte më shumë një takim për t’i zgjidhur tensionet në Veri të vendit.

Escobar nuk do të takohet të martën me Kurtin

Shija e redaktorit

“Dukagjini” pasuron botën e librit, 35 botime të reja, gati...

Shtëpia botuese "Dukagjini", me një histori të pasur prej 30 vjetësh në botën e librit, shquhet për shpirtin artistik që gjithmonë sjell, ndaj me...

Kurti pritet nga presidenti Erdogan në Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan, ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Kompleksin Presidencial në Ankara. Siç raporton Zyra e Presidencës turke, tashmë...

Kurti pritet ta takojë presidentin Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij në Turqi, ku në kryeqytetin Ankara pritet të zhvillojnë një takim me presidentin e...

Të fundit nga rubrika