Osmani: Drejtësia për vrasjen e Bajram Kelmendit dhe dy djemtë e tij s’do të jetë premtim, por betim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në 26-të vjetorin e vrasjes së avokatit Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij ka deklaruar se drejtësia për ta nuk do të jetë vetëm premtim, por një betim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në 26-të vjetorin e rënies heroike për liri ka kujtuar avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kushtrimin dhe Kastriotin.

Zyra e Presidencës përmes një komunikate për media thuhet se drejtësia për Bajram Kelmendin dhe dy djemtë tij do të jetë betim, dhe jo vetëm premtim. Sipas Presidentes, brezat e ardhshëm do të mësojnë për tre Kelmendët jo vetëm si “viktima të një mizorie, por si flamurtarë të pathyeshëm të një populli që nuk u dorëzua kurrë”.

“Njëzet e gjashtë vjet më parë, Kosova humbi një luftëtar të palëkundur të drejtësisë, avokatin Bajram Kelmendi, dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin.

Në orët më të errëta të historisë sonë, ata u rrëmbyen nga shtëpia e tyre nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit dhe u ekzekutuan mizorisht. Ky akt barbarie synonte ta dekurajonte luftën tonë për liri.

Por, dhuna nuk arriti ta shuajë të vërtetën dhe krimet nuk e ndalën përpjekjen për drejtësi. Sot, ne nuk i kujtojmë vetëm si viktima të një regjimi kriminal, por si simbole të qëndresës, të idealeve për një Kosovë të lirë dhe demokratike.

Jeta dhe sakrifica e Bajram Kelmendit është testament i guximit, ndërsa vrasja e tij dhe e djemve është kujtesë e përhershme për borxhin tonë ndaj drejtësisë.

Në këtë përvjetor, riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur: drejtësia për Bajram Kelmendin dhe bijtë e tij nuk do të mbetet vetëm një premtim, por një betim. Brezat që vijnë do të mësojnë për ta jo vetëm si viktima të një mizorie, por si flamurtarë të pathyeshëm të një populli që nuk u dorëzua kurrë.

Qoftë i përhershëm kujtimi për ta!”, thuhet në shkrimin e Zyrës së Presidencës.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika