Sot rreth orës 12:00, Distria Krasniqi do ta nis garën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka dërguar një porosi duke i thënë “kampione, shkëlqe sërish. Ngrite lart flamurin e Kosovës”- xhudistës, Distria Krasniqi për ndeshjen  e saj të parë tek “Paris 2024”.

Në shenjë të ngritjes dhe mbështetjes së moralit, Osmani iu drejtuar xhudistës Krasniqi duke i uruar shumë suksese.