Osmani: Duke festuar jo vetëm guximin dhe përkushtimin e Marinës së SHBA-ve, por edhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ditëlindjen e Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Një mbrëmje e bukur në Ballin e Ditëlindjes së Trupave Detare të SHBA”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”. Presidentja e Kosovës ka thënë se ajo ka marrë pjesë në natë e traditës, miqësisë dhe […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ditëlindjen e Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Një mbrëmje e bukur në Ballin e Ditëlindjes së Trupave Detare të SHBA”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.
Presidentja e Kosovës ka thënë se ajo ka marrë pjesë në natë e traditës, miqësisë dhe respektit.
“Një natë e traditës, miqësisë dhe respektit, duke festuar jo vetëm guximin dhe përkushtimin e grave dhe burrave me uniformë, por edhe partneritetin e qëndrueshëm mes Kosovës dhe SHBA-së”, ka theksuar ai.
Sipas Osmanit qëllimi i manifestimit të kësaj ditë është që të festohet trimëria dhe përkushtimi i grave dhe burrave që shërbejnë në ushtri.
A beautiful evening at the U.S. Marine Corps Birthday Ball.
A night of tradition, friendship, and respect, celebrating not only the courage and commitment of women & men in uniform, but also, the enduring partnership between Kosovo and the U.S. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/IWevlMJZhu
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 5, 2023















