Osmani: E argjendta e Distrisë vërtetë është me shije ari
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me arritjen e Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike Paris 2024, ku xhudistja kosovare fitoi medaljen e argjendtë, ka thënë se kishte shijen e arit. Në postimin e saj në Facebook, Osmani e përshkroi arritjen e Krasniqit si një moment të jashtëzakonshëm që lartësoi flamurin e Kosovës në majat më […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me arritjen e Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike Paris 2024, ku xhudistja kosovare fitoi medaljen e argjendtë, ka thënë se kishte shijen e arit.
Në postimin e saj në Facebook, Osmani e përshkroi arritjen e Krasniqit si një moment të jashtëzakonshëm që lartësoi flamurin e Kosovës në majat më të larta.
“Stoike e luftarake! Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë. 🇽🇰 Faleminderit Distria, faleminderit Toni!”, ka shkruar presidentja Osmani.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka falënderuar Distria Krasniqin për gëzimin pas fitimit të medaljes së argjendtë, duke e cilësuar si dëshmi të fuqisë së Kosovës si “shtet i xhudos” në arenën ndërkombëtare.
“Krenar që Kosova mbetet shtet i xhudos” – Kurti pas medaljes së argjendtë të Distria Krasniqit















