Osmani e Hovenier diskutojnë për sigurinë dhe agjendën ndërkombëtare
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur këtë të enjte në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier. Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani me ambasadorin Hovenier ka diskutuar lidhur me bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare si dhe çështje të sigurisë. “Çështje të sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur këtë të enjte në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.
Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani me ambasadorin Hovenier ka diskutuar lidhur me bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare si dhe çështje të sigurisë.
“Çështje të sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin e krijuar nga Serbia, çështje që kanë të bëjnë me të drejta të komuniteteve joshumicë, përpjekjet e përbashkëta për luftimin e dhunës mbi baza gjinore, si dhe një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së enjte, ka pasur një drekë pune me ambasadorin Hovenier.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka njoftuar se me ambasadorin Hovenier kanë folur për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës.















