Osmani: E kam analizuar statutin e Asociacionit, vlerësimet do t’i japë pas nënshkrimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se e ka parë draftstatutin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe, të prezantuar nga pesëshja euroamerikane më 21 tetor. Osmani ka bërë me dije se e ka parë këtë draftstatut, e ka analizuar thellë, komentet dhe vlerësimet e saj do t’i japë pasi të bëhet hapi i […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se e ka parë draftstatutin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe, të prezantuar nga pesëshja euroamerikane më 21 tetor.
Osmani ka bërë me dije se e ka parë këtë draftstatut, e ka analizuar thellë, komentet dhe vlerësimet e saj do t’i japë pasi të bëhet hapi i parë.
“…Në takimin e fundit në Bruksel, Kosova ka treguar gjithë gatishmërinë që të organizohet një proces i nënshkrimit ku do të fillojmë me marrëveshjen bazike, sepse aty rregullohen shumica e gjërave, por përfshirë edhe aneksin dhe draftin e statutit.
Natyrisht që e kam lexuar, jo vetëm lexuar, por analizuar me mendje të thellë gjerë e gjatë, mirëpo vlerësimet e mia do t’i japë edhe me shkrim në momentin kur edhe ndodhin hapat e paraparë. Pra, në qoftë se kemi proces të nënshkrimit, pastaj kur shkon ky draft statut në Gjykatën Kushtetuese, si presidente e Republikës do t’i dërgoj të gjitha komentet se cilat pjesë të atij drafti vlerësoj se duhet të sqarohen në mënyrë që zbatimi të jetë në plotni më Kushtetutën. Nuk do të ngutesha për kushtetutshmërinë, përderisa kjo është detyrë e GJK…”, ka thënë Osmani.















