Osmani e krahason Vuçiqin me Millosheviqin, thotë se Serbia s’është e interesuar për stabilitet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka krahasuar gjuhën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me atë të ish-kryetarit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Kur pyetet për deklaratën fyese të Vuçiqit i cili i kishte krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Malit të Zi, me mushkonja, Osmani ka thënë se nuk pret asgjë tjetër nga një njeri që e përkrah Millosheviqin.

“Akoma nuk e ka dënuar asnjë nga krimet e Millosheviqit. Ne një ndër masakrat do ta përkujtojmë në Mitrovicë, deri në mes te qershorit ka përkujtime të masakrave. Një njeri qe e përkrah Millosheviqin s’presim që do flasë me argumente”, tha ajo gjatë një vizitë të enjten në Mitrovicë.

Teksa ka komentuar furnizimin e Serbisë me armë nga Kina, Osmani e ka quajtur shqetësuese, pasi sipas saj, Serbia nuk është e interesuar për stabilitet.

“Armatimi i Serbisë nuk po ndodh vetëm tani, tani ka marrë përmasa shqetësuese por siç e dini në raport me Kinën dhe Rusinë janë duke e rritur armatimin e tyre minimum në 10 vjetët e fundit dhe kjo tregon se Serbia nuk është e interesuar për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë”.

Ndryshe, më 13 prill, shqetësimeve të kryeministrit Kurti, dhe presidentit Gjukanoviq, që Serbia ka blerë mbrojtje kundërajrore nga Kina, iu është përgjigjur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai përmes një video-mesazhi, e ka krahasuar Kurtin dhe Gjukanoviqin me insekte, duke thënë se, sa për Kosovën dhe Malin e Zi, do të kishin blerë sprej kundër mushkonjave dhe jo raketa.

“Do të ishte më mirë të blinim sprej ‘autan’ për t’u mbrojtur nga tufa mizash apo mushkonjash, sesa nga çdo forcë ajrore që ata zotërojnë”.

Ai ka thënë Serbia nuk ka blerë sistem mbrojtës kundërajror për t’u ruajtur nga Kosova dhe Mali i Zi, sepse sipas tij, këto dy vende nuk kanë forcë ajrore për të sulmuar Serbinë.

Ndërkaq, në natën mes tetë dhe nëntë prillit, avionët transportues të forcave ajrore kineze fluturuan mbi Serbi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, kishte deklaruar në një konferencë për media se Kina “ka dërguar së voni furnizime të rregullta ushtarake” në Serbi.

Sipas tij, dërgesa kishte qëllim “zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kinës dhe Serbisë”.

Vuçiq i krahason me mushkonja Kurtin e Gjukanoviqin

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika