Me rastin e 17-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, dita nisi me aktivitete të shumta të organizuara nga institucionet.

Pas mbledhjes së Qeverisë dhe ngritjes së flamurit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kryenë homazhe te Memoriali i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë.

Gjatë ditës parashihen edhe shumë aktivitete në nderim të kësaj feste të madhe për popullin e Kosovës.