Osmani e ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s flasin për forcimin e sigurisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të dielën është takuar me ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge. Përmes një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se diskutimi u fokusua në rrugën përpara të Kosovës, veçanërisht në forcimin e sigurisë. “Me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge, diskutimet u fokusuan në rrugën […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të dielën është takuar me ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se diskutimi u fokusua në rrugën përpara të Kosovës, veçanërisht në forcimin e sigurisë.
“Me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge, diskutimet u fokusuan në rrugën e Kosovës përpara, veçanërisht në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar presidentja Osmani.















