Osmani e viziton Indinë, në fokus mundësitë për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet vendeve
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka vlerësuar takimet e tij zyrtare në Indi shumë produktive. Gjatë vizitës së tij zyrtare është takuar me homologun e tij indian Subramanyam Jaishankar. Sipas Osmanit, në këtë vizitë ka pasur “në fokus mundësitë për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe […]
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka vlerësuar takimet e tij zyrtare në Indi shumë produktive. Gjatë vizitës së tij zyrtare është takuar me homologun e tij indian Subramanyam Jaishankar.
Sipas Osmanit, në këtë vizitë ka pasur “në fokus mundësitë për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Indisë, me theks në promovimin e shkëmbimit tregtar dhe forcimin e marrëdhënieve të biznesit”.
“Dy vendet me rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në kontekstin e sfidave aktuale globale Maqedonia e Veriut përmes presidencës së OBSH-së, ndërsa India përmes presidencës së G-20”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka paralajmëruar mundësinë për të mbajtur një Forum Indi – Ballkani Perëndimor.
“Iniciativa për mbajtjen e Forumit Indi – Ballkani Perëndimor si një mundësi e shkëlqyer për thellimin e marrëdhënieve ekonomike, por edhe bashkëpunimin e përgjithshëm në mes të rajoneve tona”, ka përfunduar ai.
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut është takuar edhe me zëvendëskëshilltarin e Sigurisë Nacionale të kryeministrit të Indisë, Shri Vikram Misri, në Nju Delhi.
“Mbetemi të përkushtuar në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin dypalësh si vende me vlera të përbashkëta demokratike dhe angazhime për respektimin e të drejtave të njeriut, mirëkuptimit dhe tolerancës”, ka thënë Osmani.
Tutje, ai ka njoftuar se gjatë vizitës në Nju Delhi është takuar edhe me nënkryetarin e Indisë, Xhagdip Dhankar, me të cilin ka diskutuar për “shkëmbimin tregtar, marrëdhëniet ekonomike dhe biznesi, arsimin dhe kulturën”.
“Imazhi dhe vepra e Nënë Terezës pikë lidhje mes vendeve dhe afrimit mes dy popujve”, ka përfunduar Osmani.















