Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, më  të cilin ka vazhduar koordinimin me kryediplomatin e amerikan për zhvillimet e fundit në Kosovë,

Më tej bëhet e ditur nga komunikata se ta kanë biseduar edhe për 15 vjetorin e shpalljes se pavarësisë së Kosovës.

“Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, kanë thënë në  komunikatën e tyre zyra e presidentes së Kosovës.

“Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë folur edhe për aktivitetet për 15 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovë, si dhe aktivitete të tjera të përbashkëta”, kanë përfunduar ata.