Osmani: Emri im nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pengesë për krijimin e institucioneve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen në zgjedhje, duke shprehur mirënjohje për votuesit e LDK-së dhe të gjithë qytetarët e vendit.

Në një deklaratë publikuar në Facebook, Osmani ka thënë se gjatë fushatës është takuar me mijëra qytetarë në gjithë Kosovën, ku ka dëgjuar shqetësimet dhe shpresat e tyre për një të ardhme më të mirë për vendin.

Osmani ka shtuar se ky rezultat nuk përbën fundin e një gare, por vazhdim të një misioni për t’i shërbyer Kosovës dhe për të ndihmuar në krijimin e institucioneve të reja.

Ajo ka theksuar gjithashtu se nuk do të jetë pengesë në formimin e institucioneve, duke shtuar se do të kontribuojë në tejkalimin e krizës politike dhe forcimin e shtetit dhe aleancave të Kosovës.

“Në këto zgjedhje kam marrë pjesë me qëllim që të ndihmoj në ringritjen e LDK-së dhe për t’i dhënë vendit mundësi te riktheje balansat demokratike e të krijojë institucionet sa më parë. Në këtë drejtim, e ritheksoj atë që e kam thënë disa herë: emri im as nuk ka qenë, as nuk është e as nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve. Përkundrazi, i gjithë kontributi im do të jetë i fokusuar vetëm në daljen nga kriza dhe ndërtimin e institucioneve të cilat mbrojnë shtetin, demokracine, kushtetutën dhe aleancat”.

Ajo ka falënderuar të rinjtë, gratë, mërgatën dhe të gjithë qytetarët që morën pjesë në votime, duke theksuar se besimi i tyre është forcë për demokracinë.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika