Osmani: Emri im s’ka qenë e s’do të jetë kurrë pengesë për krijimin e institucioneve

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se emri i saj nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë pengesë për krijimin e institucioneve në Kosovë.

“Emri im kurrë nuk ka qenë pengesa në krijimin e institucioneve as kurrë nuk do të jetë. Unë nuk do ta lejojë në asnjë mënyrë që emri im të shndërrohet në pengesë për krijimin e institucioneve”, ka deklaruar ajo.

Në Debat Plus, Osmani tha se do të vazhdojë të mbrojë integritetin e punës së saj dhe interesat e shtetit, duke theksuar se për këtë nuk i nevojitet ndonjë pozitë institucionale.

Sipas saj, pavarësisht përpjekjeve për ta larguar nga skena politike, ajo do të vazhdojë aktivitetin e saj dhe nuk do të ndalet në angazhimin publik.

“Ama anë anën tjetër do ta mbroj deri në ditën e fundit integritetin e punës sime, mbrojtjen e interesave të shtetit dhe unë këtë kontribut e vazhdoj pavarësisht ku jam mua nuk më duhen pozita për të kontribuar për këtë shtet, ama do ta mbroj nga çdokush nga kushdo qoftë dhe kudo që qëndron ai ose ajo, në cilën do parti dhe dëshirojnë ta njollosin punën time do ta mbroj me çdo mjet ligjor të jenë të sigurt edhe me çdo mjet politik sepse unë nuk jam duke larguar nga skena pulitke pavarësisht dëshirës së disave. Mua nëpër parti të ndryshme ma kanë shpallë vdekjen politike me qindra herë por ja që nuk do të ndodhë një gjë e tillë”, ka deklaruar Osmani.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika