Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar situatën në Kosovë, bisedimet me Serbinë, provokimet e Aleksandar Vuçiq dhe arsyet se pse ajo kundërshton krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, siç pretendon Serbia të ketë kompetenca ekzekutive.

Osmani tha se është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia.

“Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat tona do t’i parandalojnë skenarët e Vuçiqit”, ka thënë Osmani për të përditshmen kroate “Vecerjnji list”.

Ajo tha se ndihet krenare për marëdhëniet që ka me shtetin e Kroacisë, duke theksuar se do të punojë për të hequr çdo pengesë që ndalon bashkëpunim Kosovë-Kroaci.

“Jam shumë krenare për marrëdhëniet e mia me Kroacinë. Si presidente, unë jam aktivisht e përfshirë në bashkëpunim me të gjitha institucionet në Kroaci, për të bashkuar vendet dhe njerëzit tanë, për të hequr çdo pengesë në rrugën e bashkëpunimit tonë, për të bërë gjithçka për të mirën e popullit tonë”, ka shtuar Osmani.