Osmani: Faleminderit e dashur Roberta për mbajtjen e premtimit të dhënë ndaj popullit të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, për mbështetje që kjo e fundit i ka dhënë Republikës së Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave. “Faleminderit e dashur Roberta, @EP_President, për mbështetjen tuaj të palëkundur në mbajtjen e premtimit të dhënë ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar e […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, për mbështetje që kjo e fundit i ka dhënë Republikës së Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave.
“Faleminderit e dashur Roberta, @EP_President, për mbështetjen tuaj të palëkundur në mbajtjen e premtimit të dhënë ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar e para e kosovarëve më Twitter.
Thank you, dear Roberta @EP_President, for your unwavering support in keeping the promise given to the people of Kosovo. https://t.co/B2g7csnSLI
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 19, 2023
Në Strasburg është nënshkruar akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Një ditë më herët, më 18 prill, Parlamenti Evropian e miratoi vendimin për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje.
Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim, dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024.
Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, së bashku me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.















