Osmani falënderon Bidenin për ftesën në Samitin Global kundër Drogave Sintetike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden për ftesën në Samitin Global kundër Drogave Sintetike, ku diskutoi rëndësinë e luftës kundër kësaj dukurie dhe zhvilloi edhe diskutime me liderë botërorë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, për ftesën që të marrë pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintetike.

Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit global në luftën kundër kësaj dukurie të rrezikshme, ndërsa përmendi gjithashtu mundësinë për të biseduar me liderë botërorë gjatë këtij samiti.

“Falënderuese ndaj presidentit Joe Biden për ftesën që të marr pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintentetike. Krahas përkushtimit tonë të përbashkët që ta luftojmë këtë dukuri të tmerrshme, kisha mundësinë që të bashkëbisedoj edhe me liderë të tjerë botëror”, ka shkruar Osmani.

Samiti ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në adresimin e rrezikut që paraqesin drogat sintetike, një problematikë që prek vendet në mbarë botën, përfshirë Kosovën.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika