Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se kishte nderin të përfaqësonte Kosovën në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington.
Osmani thekson se Kosova qëndron krah për krah me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe me partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes, njofton Dukagjini.
Ajo gjithashtu shprehu mirënjohjen e saj ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për udhëheqjen e tij të guximshme, mbështetjen e palëkundur dhe garancitë e forta për paqen në rajonin tonë.
“Kisha nderin të përfaqësoja Republikën e Kosovës në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington. Kosova qëndron krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me partnerët në mbarë botën, në shërbim të paqes. Mirënjohëse ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për udhëheqjen e tij të guximshme, mbështetjen e palëkundur dhe garancitë e forta për paqen në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani në X.
I had the honor of representing the Republic of Kosovo at the inaugural meeting of the @BoardofPeace in Washington, D.C.
Kosovo stands shoulder to shoulder with our strategic ally, the United States, and with partners around the world in the service of peace.
Grateful to @POTUS… pic.twitter.com/GCyM1KCkR0
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 20, 2026