Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), e mbajtur në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Gjatë fjalës së saj, Osmani e cilësoi FSK-në si dëshmi të sakrificës për lirinë dhe sigurinë e Kosovës.

“Ushtria nuk është thjesht një forcë e armatosur ushtria e jonë është një betim I përhershëm për atdheun tonë, është një përkushtim ndaj sigurisë dhe një garanci për paqen. Sot është një ditë e veçantë për ju dhe për dhe për të gjithë republikën e Kosovës. Sot 344 djem e vajza u bashkohen radhëve të FSK-së duke u bërë pjesë e një misioni tyre shenjtë mbrojtjes së atdheut të tyre, garantimit të sigurisë dhe mbështetjes së paqes në vendin tonë e përtej tij”, ka thënë Osmani,

Osmani theksoi se Kosova ka një ushtri të aftë dhe të përgatitur, të denjë për t’u bërë pjesë e strukturave ndërkombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë.

“Me profesionalizmin dhe përgatitjen e bijave e bijve tanë ushtarak e profesionist po dëshmojmë se Kosova ka një ushtri të fortë e të denjë për të qenë pjesë e strukturave të mbrojtjes dhe sigurisë ndërkombëtare në shërbim të paqes dhe sigurisë e stabilitetit global”, ka shtuar Osmani.