Osmani: FSK është në tranzicion dhe po zhvillohet në përputhje me standardet e NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me komandatin e NATO-s në Napoli, Stuart B. Munsch ka theksuar se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in. Ndër të tjera, ajo ka theksuar se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe ShBA-së kundër Rusisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli. Foto: Presidenca





Të hënën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Siç njofton Presidenca, admiralin Munsch, e para e vendit e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe rajon.

Osmani ndër të tjera ka theksuar se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in kundër rreziqeve të sigurisë, si dhe për të kontribuuar në mënyrë të suksesshme për paqe dhe siguri në tërë territorin e Kosovës.

Po ashtu, ajo njoftoi admiralin Munsch se Forca e Sigurisë së Kosovës është në tranzicion dhe po zhvillohet profesionalisht në përputhje me standardet e NATO-s.

Presidentja Osmani ka theksuar se FSK-ja i mundëson Kosovës të bëhet një kontribuuese aktive në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.

Ndërkaq në raport me agresionin e Rusisë në Ukrainë, ajo ka theksuar se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe ShBA-së kundër Rusisë.





Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika