Osmani: FSK-ja, simbol i guximit dhe mbrojtjes së Republikës
Presidentja, Vjosa Osmani, ka vlerësuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) si shembull të guximit dhe mbrojtjes së Republikës dhe vlerave shtetërore. Në prag të ndërrimit të viteve, presidentja vizitoi pjesëtarët e FSK-së për të parë nga afër punën e tyre dhe për të përcjellë falënderimet për kontributin që japin në mbrojtjen e atdheut. “FSK-ja […]
Presidentja, Vjosa Osmani, ka vlerësuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) si shembull të guximit dhe mbrojtjes së Republikës dhe vlerave shtetërore.
Në prag të ndërrimit të viteve, presidentja vizitoi pjesëtarët e FSK-së për të parë nga afër punën e tyre dhe për të përcjellë falënderimet për kontributin që japin në mbrojtjen e atdheut.
“FSK-ja është shembull i guximit dhe mbrojtjes së Republikës dhe vlerave tona shtetërore.
Në prag të ndërrimit të viteve, i vizitova dhe pashë nga afër përkushtimin, disiplinën dhe dashurinë për atdheun tonë.
Uroj që viti 2025, të jetë vit i forcimit të mëtejshëm të Ushtrisë së Kosovës në misionin fisnik për të mbrojtur Republikën dhe qytetarët e saj.
“, ka shkruar Osmani.















