Osmani ftohet nga Macron në rihapjen e katedrales Notre Dam, i pranishëm do të jetë edhe Trump
Presidentja, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris, një ngjarje ku janë ftuar shumë liderë botërorë. Sipas një njoftimi nga Presidenca, ceremonia shënon përfundimin e restaurimit të këtij monumenti 850-vjeçar, pas zjarrit shkatërrues që dëmtoi rëndë katedralen pesë vite më parë. Përveç pjesëmarrjes në këtë event, […]
Presidentja, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris, një ngjarje ku janë ftuar shumë liderë botërorë.
Sipas një njoftimi nga Presidenca, ceremonia shënon përfundimin e restaurimit të këtij monumenti 850-vjeçar, pas zjarrit shkatërrues që dëmtoi rëndë katedralen pesë vite më parë. Përveç pjesëmarrjes në këtë event, liderët botërorë janë ftuar gjithashtu në një darkë në Pallatin Élysée, organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë figura të rëndësishme globale, përfshirë presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i bashkohet liderëve nga e gjithë bota për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame. Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu janë ftuar për këtë ceremoni nga presidenti francez Emmanuel Macron. Përveç ceremonisë në katedrale, ata janë ftuar edhe në Pallatin Élysée , në një darkë të organizuar nga presidenti Macron për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në ceremoni.
Presidentja do të jetë në Paris krahas presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës. Katedralja e Notre Dame, monument 850 vjeçar i trashëgimisë kulturore, është restauruar pas zjarrit shkatërrues të pesë viteve më parë”, thuhet në njoftim.















