Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar subjektet politike në një takim konsultativ që do të mbahet të mërkurën, më 4 qershor lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.

Ai ka theksuar se menjëherë pas përfundimit të konsultimeve, Osmani do ta caktojë zyrtarisht datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, ka deklaruar Kupina për Dukagjinin.

Kujtojmë se zgjedhjet e kaluara lokale ishin mbajtur në tetor të vitit 2021.