Osmani: Gjithçka është gati për takimin e Këshillit ministror të OSBE-së ku merr pjesë edhe Blinkeni

Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Bujar Osmani, ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për Këshillin e 30-të ministror të kësaj organizate

Bujar Osmani

Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Bujar Osmani, ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për Këshillin e 30-të ministror të kësaj organizate.

Ky takim do të mbahet nga 1 dhjetori në Shkup të Maqedonisë së Veriut dhe pritet të zgjasë dy ditë.

“Ky është transformimin i sallës ‘Boris Trajkovski’. Gati për mbajtjen e takimit të 30-të ministror të OSBE-së! Jam i nderuar që kemi mundësinë të organizojmë një nga ngjarjet më të mëdha të mbajtura ndonjëherë në vend. Gjatë vitit të kaluar, Maqedonia e Veriut, si kryesuese e organizatës më të madhe rajonale të sigurisë, OSBE-së, ka treguar se ka një kapacitet të madh për t’u përballur me të gjitha sfidat, krah për krah me vendet më të zhvilluara në Evropë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Pjesë e këtij takimi do të jetë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika