Osmani: Gratë mund të jenë të suksesshme në udhëheqje të shtetit

E para e vendit ka deklaruar se sfidat e grave janë të mëdha dhe komplekse, porse duhet angazhuar në ndërtimin e një shoqërie e cila vlerëson dhe e shfrytëzon plotësisht kontributin e secilit individ, përfshirë gratë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kudo që ka udhëheqje gjithëpërfshirëse, aty ka përparim, mirëqenie dhe demokracia lulëzon në mënyrën më të mirë.

Osmani në ditën e dytë të konferencës “Java e Gruas 2024” ka theksuar se dita ditës po kuptohet se mund të ketë sukses të grantuar qoftë në udhëheqjen e shtetit, të një kompanie apo në organizmin në komunitet, atëherë kur vajzat dhe gratë janë prezente, përfshihen, kanë rol aktiv, u dëgjohet zëri dhe marrin vendime në një platformë të barabartë.

E para e vendit ka deklaruar se sfidat e grave janë të mëdha dhe komplekse, porse duhet angazhuar në ndërtimin e një shoqërie e cila vlerëson dhe e shfrytëzon plotësisht kontributin e secilit individ, përfshirë gratë.

Osmani ka thënë se me përjashtimin e grave dhe vajzave nga vendimmarrja dhe gjithëpërfshirja, komunitete të tëra dështojnë.

“Të gjithë e dimë se sfidat para nesh janë të mëdha dhe komplekse … Përballja me sfidat e shekullit 21 kërkon një ndryshim të botëkuptimit se si i organizojmë shoqëritë tona. Nuk mund të vazhdojmë më të mbështetemi në modelet e vjetra të mendimit dhe veprimit të cilat kanë prodhuar vazhdimisht pabarazi. Në vend të kësaj, duhet të angazhohemi për ndërtimin e një shoqërie e cila vlerëson dhe e cila shfrytëzon plotësisht kontributin e secilit individ. Kjo është e pamundur, pa përfshirë në tërësi kontributin e vajzave dhe grave”, tha Osmani.

Ndërkaq, zëvendësudhëheqësja e Misionit dhe Konsulle në Ambasadën e Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë, Nathalie Niedoba, ka deklaruar se me largimin e diskriminimit, gratë mund të kenë qasje, të jenë të gjithmbarshme dhe pozitive në familjet e tyre.

“Kur kemi diskutime në baza sociale, nëse i largojmë ato diskriminime gratë kanë qasje në kapital dhe mund të hyjnë të gjithmbarshme, pozitive në familjet e tyre. Kur gratë kanë të drejta reproduktive, të shëndetit reproduktiv familjet lulëzojë. Barazia gjinore është një prioritet për qeverinë e Kanadasë dhe është e theksuar në planin e veprimit të Kanadasë për gratë, paqen dhe sigurinë, përfshirjen e tyre në poltikat e jashtme dhe asistencat ndërkombëtare”, ka deklaruar Niedoba.

Drejtoresha e programit në Institutin Demokratik Kombëtar, Pranvera Lipovica, ka theksuar se përfshirja e grave dhe komuniteteve të nënpërfaqesuara në proceset vendimmarrëse rrit legjitimitetin dhe besueshmërinë e institucioneve publike.

Lipovica tha se “Java e Gruas” mbetet një platformë e veçantë me shumë rëndësi për dialog me temat që prioritet kanë individët dhe grupet e ndryshme të shoqërisë të cilën e kanë parë të konceptohet, zhvillohet dhe marrë formën që ka sot, përgjatë këtyre 12 vjetëve. / KP

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika