Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e rënies së heroit Agim Ramadani.

Ajo ka thënë se Ramadani nuk ishte thjesht vetëm ushtarak, por një gërshetim i luftëtarit, poetit e piktorit, i shndërruar në hero.

“Ai është njeriu i mërgatës, patrioti e guximtari që ëndrrën për lirinë e bëri realitet, duke iu bashkuar UÇK-së dhe duke u përjetësuar në heroin emblematik të shembjes së kufirit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Presidentja ka shtuar se Agim Ramadani me bashkëluftëtarë u dhanë jetë ëndrrave dhe aspiratave të popullit për të qenë i lirë.

25 vjet nga rënia e Agim Ramadanit