Osmani i çmon si të shkëlqyera marrëdhëniet me Katarin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka çmuar si të  shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Katarit për Kosovën, si para ashtu edhe pas pavarësisë së vendit tonë gjithashtu edhe zëvendëskryeministri  i Katarit, Al Kawari, e çmoi bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Katarit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim zëvendëskryeministrin si dhe ministrin e Shtetit të Katarit, Hamad Bin Abdulaziz Al Kawari

Në kuadër të samitit të krerëve të shteteve të Frankofonisë, në Djerba të Tunizisë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua me zëvendëskryeministrin, si dhe ministrin e Shtetit të Katarit, Hamad Bin Abdulaziz Al Kawari, me të cilin diskutoi mbi thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit.

Osmani ka çmuar si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Katarit për Kosovën, si para ashtu edhe pas pavarësisë së vendit tonë.

“Populli i Kosovës i është mirënjohës Katarit për bashkëpunimin dhe pret që të dyja vendet ta thellojnë më tej atë, duke hapur kaptina të reja bashkëpunimi në energji, arsim, shëndetësi, turizëm, bujqësi dhe fusha të tjera”, ka thënë Osmani.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se Presidentja përmendi edhe një varg projektesh, të cilat mund të zhvillohen si rrjedhojë e bashkëpunimit, sidomos në fushën e teknologjive moderne dhe inovacionit, duke ditur që Kosova ka popullsi me moshë shumë të re, të zonjën për të zhvilluar projekte në këtë fushë.

Gjithashtu edhe zëvendëskryeministri  i Katarit, Al Kawari, e çmoi bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Katarit dhe theksoi se Katari do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës.

Ai ka theksuar se Kosova dhe Katari janë të dyja shtete të vogla, me histori deri diku të ndryshme, por me shumë pika të përbashkëta, prandaj mund të ato mund të mësojnë shumë nga njëra-tjetra, por edhe të shpijnë përpara ide të përbashkëta, të cilat janë të favorshme për të dyja vendet.

Shija e redaktorit

Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet

Gjithçka, nisi më 28 Nëntor të vitit 1443. Në këtë ditë, heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin e shqiponjës dykrenare mbi Kalanë e...

“Nëntori i Ftohtë” i regjisor Ismet Sijarina, nga tash e...

Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Nëntor i ftohtë” me regjisor Ismet Sijarina, është bërë pjesë e Netflix International, shërbimit të transmetimit të shfaqjeve...

ANIMA – udhëtim nëpër majat e letërsisë

Kolana ANIMA e shtëpisë botuese “Dukagjini” është një përmbledhje e librave më të mirë botërorë të letërsisë klasike, në kuptimin gjenuin të fjalës. E...

Më të lexuarat

Paralajmërohet largimi i flamujve kombëtarë nga Xhamia e Bellopojës, imami...

Vendosja e flamujve kombëtarë për nder të 28 Nëntorit, në xhaminë e fshatit Bellopojë, nuk po i pëlqen të gjithëve. Kështu të paktën pretendon Imami...

Kush është lojtari më i mirë në botëror deri më...

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur Ismet Munishi ka treguar se cili futbollist i ka pëlqyer më së shumti deri më...

E jashtëzakonshme, Kameruni e barazon rezultatin ndaj Serbisë për 2...

Kameruni ka arritur ta barazojë rezultatin ndaj Serbisë. Gjithçka, filloi nga supergoli i Vincent Aboubakar, i është shënuar në minutën e 64-të. Aboubakar ka shënuar...

Të fundit nga rubrika