Osmani i falënderon deputetët evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës

E para e vendit, Vjosa Osmani, i ka falënderuar deputetët evropianë, mes tyre edhe presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsolën, që mbështetën Kosovën. Ajo e ka konsideruar Kosovën "të bekuar" për faktin që ka miq e aleatë që i qëndrojnë pranë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka falënderuar deputetët e Parlamentit Evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka thënë se Kosova ishte “e bekuar” që kishte miq, aleatë, avokatë të panumërt e eurodeputetë që na qëndruan pranë.

“Ata pamëshirshëm mbështetën vendosmërinë tonë të qartë ndaj BE-së, përkrahën me këmbëngulje përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe ishin kampionë të vërtetë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.

Ajo i ka falënderuar të gjithë eurodeputetët që ngritën zërin për popullin e Kosovës, duke shtuar se do të vazhdojnë të qëndrojnë në këtë rrugë siç është shprehur ajo “të papenguar”.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika