Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati një iftar të përbashkët me ushtarët turq në Kosovë.
Kështu njoftoi ajo përmes një postimi në Facebook, ku tha se të njëjtit i ka falënderuar për shërbimin e tyre larg vendit e familjes në mënyrë që të ketë paqe e siguri në Kosovë.
Sipas Osmanit, Turqia është ndër shtetet me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it.
“Me qindra ushtarë në Kosovë, Turqia është ndër shtetet me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it. Prandaj, mbrëmë, në një iftar të përbashkët, i falënderova të gjithë ushtarakët që shërbejnë larg vendit e familjeve të tyre në mënyrë që të ketë paqe e siguri në Kosovë”, shkroi ajo.