Osmani: I informova senatorët amerikanë për rolin destruktiv të Serbisë karshi Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se i ka informuar senatorët për rolin destruktiv të Serbisë karshi shtetit të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis, ka thënë se i ka informuar senatorët për rolin destruktiv të Serbisë karshi shtetit të Kosovës.

Ajo ka theksuar, se populli i Kosovës, është populli më pro-amerikan në botë, dhe se shteti i Kosovës është me fat që ka pasur mbështetjen e secilës administratë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Informova mysafirët tanë për rolin destruktiv që Serbia vazhdon ta luaj në rajonin tonë si aleat i Rusisë në një përpjekje për të tërhequr rajonin tonë drejt së kaluarës, por kam besimin e plotë se bashkarisht do të jemi në gjendje t’i ndalojmë këto ndikime malinje për dy arsye kryesore”, është shprehur Osmani në një konferencë për media.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Ajo ka potencuar se nuk është sekret që rendi i sigurisë brenda kontinentit evropian është nën kërcënim.

“Ka pasur dhe vazhdon të ketë një interesim serioz nga Rusia që ta destabilizojë kontinentin dhe rajonin tonë. E para sepse ky është vullnet i popullit të Kosovës si populli më pro-amerikan dhe më pro-NATO në botë dhe e dyta kam besim të plotë se kemi treguar deri tani se kur punojmë me SHBA-të mund të arrijmë gjithçka”, shtoi ajo.

Presidentja Osmani, ka potencuar se kjo vizitë nuk do të mund të ndodhte në një moment më të rëndësishëm sesa tani.

Prandaj, sipas sja, kjo vizitë dërgon një mesazh të qartë mbi përkushtimin dhe përkrahjen ndërpartiake të SHBA-së për rajonin dhe më konkretisht për Kosovën.

Ajo ka theksuar se gjatë takimit është diskutuar edhe për nevojën për të mbrojtur vlerat demokratike për të cilat është punuar e luftuar së bashku kolektivisht.

Derisa i ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës ndaj SHBA-ve për mbështetjen historike e ndërpartiake që SHBA-të, Osmani ka thënë se “jemi me fat që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi të secilës administrate amerikane për dekada me radhë”.

“Rruga e Kosovës është e qartë në këtë drejtim prandaj kam besim të plotë se do të kemi edhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve. Eshe njëherë iu falenderoj që na keni nderuar me vizitën dhe të jeni të sigurt që në Kosovë gjithnjë do të gjeni mikun më të mirë të Amerikës”, shtoi ajo.

Në fund ajo tregoi se po asshtu, ka shprehur gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin në një sërë fusha.

“Duke u nisur nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes e deri të ai ekonomik dhe fola për synimin tonë të paluhatshëm dhe hapat konkret që po i marrim drejt integrimit euroatlantik të vendit tonë”.

Senatorja amerikane, Shaheen: Ndajmë shqetësimet e Kosovës për rajonin

Në anën tjetër, senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë SHBA-të i ndajnë shqetësimet e Kosovës në lidhje me gjendjen e tensionuar në rajon.

“Ne iu mbështesim në aspiratat tuaja për t’u futur në BE, i ndajmë shqetësimet tuaja për rajon, një nga arsyet pse shkuam në Bondsteel ishte që të njoftohemi nga forcat amerikane atje të cilat janë pjesë e NATO-s, ne e vlerësojmë punën që e bëjnë ata atje”, është shprehur Shaheen.

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen

Ajo ka thënë se do t’i përkrahin aspiratat e Kosovës për të qenë anëtarë në NATO.

“Ne punojmë shumë t’iu  përkrahim, sidomos të përkrahim shtetet si Kosova. Jemi këtu si pjesë e miqësisë që ka SHBA me Kosovën, dhe ndajmë vlera për të ardhmen e vendit tuaj”, shtoi ajo.

Mbërrijnë në Kosovë senatorët amerikanë

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika