Osmani i kërkon Zvicrës përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Të hënën e 17 korrikut, takimi në mes Presidentes Osmani dhe ambasadorit të Zvicrës, Thomas Kolly, ka konfirmuar miqësinë dhe bashkëpunimin e mëtejshëm të të dyja vendeve. Me këtë rast, Osmani i ka kërkuar Zvicrës përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidentja Osmani dhe ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly

Presidentja Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly, me ç’rast është diskutuar rreth procesit të antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se me rastin e këtij takimi, marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Zvicrës, u konfirmuan edhe një herë tjetër me gatishmërinë e bashkëpunimeve të mëtejshme.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Zvicra është një partner strategjik i Kosovës dhe se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë edhe më miqësore, shkaku i prezencës së madhe të mërgatës shqiptare atje”, thuhet në njoftim.

Osmani ka falënderuar Zvicrën në procesndërtimin e vendit dhe njëherit, ajo ka kërkuar edhe më tej mbështetjen zvicerane ndaj Kosovës, në procesin e anëtarësimit të Kosovë në Këshillin e Evropës.

Sipas Presidentes Osmani, anëtarësimi në këtë organizatë është në dobinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, andaj përkrahja e Zvicrës në këtë proces është e domosdoshme dhe kontribuese për avancimin e të drejtave të njeriut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika