Osmani i uron shërim mbretit Charles pas diagnostikimit me kancer

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Mbreti Charles është diagnostikuar me një formë kanceri, ka njoftuar pallati mbretëror Buckingham.

Lloji i kancerit nuk është zbuluar, por, sipas një deklarate të pallatit, mbreti filloi “trajtimet e rregullta”.

Lidhur me këtë ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka shkruar në X se populli i Kosovës i bashkohet me shpresë dhe solidaritet, duke i uruar madhërisë së tij shërim të shpejtë dhe të plotë.

“….Populli i Kosovës u bashkohet me shpresë dhe solidaritet, duke i uruar Madhërisë së Tij shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkruan presidentja.

 

Ndryshe, mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, ka marrë diagnozën e një forme të kancerit dhe ka filluar trajtimin, ka bërë të ditur Pallati Bakingam të hënën.

Në më pak se 18 muaj të mbretërisë së tij, mbreti Charles do të ndërpresë detyrat publike, por do të vazhdojë të përfshihet në çështje shtetërore, duke mbajtur rolin kushtetues si kreu i shtetit.

Pallati njoftoi se diagnoza e kancerit nuk lidhet me trajtimin e mëparshëm për problemet me prostatën që mbreti ka pësuar. Nuk u specifikua lloji i kancerit që preku mbretin 75-vjeçar.

Gjatë trajtimit për prostatën, është vërejtur një çështje tjetër shqetësuese, dhe testet diagnostikuese identifikuan kancerin.

“Testet diagnostikuese kanë identifikuar një formë të kancerit”, ka njoftuar pallati.

Mjekët kanë rekomanduar që mbreti Charles të shtyjë detyrat e tij publike, por Pallati theksoi se ai është pozitiv lidhur me trajtimin dhe shpreson që të rikthehet në detyrat publike sa më shpejt që të jetë e mundur.

Charles u shpall mbret në shtator të vitit 2022, pas vdekjes së nënës së tij, mbretëreshës Elizabeth II. Lajmi për diagnozën e tij vjen në kohën kur nusja e djalit të tij, princesha e Uellsit, po rikuperohet pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në stomak.

Liderët politikë në Mbretërinë e Bashkuar kanë dërguar mesazhe mbështetëse për mbretin Charles.

Princ Harry ka konfirmuar vizitën e tij në Londër për të parë babanë e tij, duke rritur shpresat për një pajtim brenda familjes mbretërore, duke përfshirë marrëdhëniet e trazuara me Mbretin Charles dhe Princin William.

Gruaja e tij Meghan do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara me dy fëmijët e çiftit – princin Archie dhe princeshën Lilibet.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika