Osmani: Jemi 280 mijë euro minus prej fundit të dhjetorit

Fakti që Federata e Futbollit të Kosovës nuk është licencuar ende, po i sjell dëme financiare FC Prishtinës.

Kështu ka deklaruar drejtori i kësaj skuadre, Artan Osmani në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.

“Unë nuk po mundem ta realizoj të drejtën time te licencimit. Unë i kam 280 mijë euro minus prej fundit të dhjetorit deri më tani”, tha ai fillimisht.

Teksa, shtoi se “ne i kemi pas mbi 600 mijë euro sponsorizim deri në muajin dhjetor”.

“Unë nuk po mundem ta realizoj të drejtën time, s’po mundem t’i paguaj njerëzit. A është i pranueshëm Agim Ademi, a e kanë votuar 50 apo 60 është pak e rëndësishme për mua. Praktikisht, nuk e di si do ta zhvillojmë lojën me katër shkurt nëse i zbatojmë rekomandimet e MKRS-së, që thotë nuk keni të drejtë t’i përdorni objektet e komunës për aktivitete sportive, nuk është ndihma e policisë”

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diele, me fillim nga ora 22-00.

Përveç diskutimeve për futbollin vendor, në vazhdim do të ketë edhe shumë gjëra tjera nga bota e sportit.

Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika