Osmani: Jemi afër zgjidhjes për deeskalimin e situatës në veri

Presidentja Vjosa Osmani, pas adresimit në Parlamentin Evropian, në një konferencë për media u shpreh optimiste për t’i tejkaluar sfidat me të cilat po përballet Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar zgjidhje për deeskalimin e situatës në veri të vendit.

Osmani, pas adresimit në Parlamentin Evropian, në një konferencë për media u shpreh optimiste për t’i tejkaluar, siç i quajti, sfidat me të cilat po përballet Kosova.

“Jemi në rrugë të duhur për t’i tejkaluar sfidat me të cilat po ballafaqohemi. Jemi në diskutime me partnerët tanë dhe jemi afër zgjidhjes. Jam vazhdimisht në diskutime, në kontakt me partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me partnerët tanë me shtetet individuale në shtetet e Bashkimit Evropian, me institucionet e BE-së dhe do të thosha që jemi afër që rruga përpara të jetë një zgjedhje e përbashkët, janë disa detaje që akoma duhet të diskutohen”, tha Osmani, shkruan KP.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje serbëve që jetojnë në Kosovë që t’i shfrytëzojnë të drejtat që i parasheh Kushtetuta e vendit.

“Republika e Kosovës është shtëpia juaj dhe do të bëjmë gjithçka që të ju të jeni të përfshirë dhe të dëgjoheni”, ka thënë Osmani, në një seancë plenare para deputetëve të Parlamentit Evropian të mërkurën.

Sipas saj, integrimet euroatlantike janë synimet e vetme për Kosovën.

“Kosova është Evropë, të jesh kosovar do të thotë të jesh evropian”.

Përgjatë seancës, Osmani e ka theksuar se Kosova është vendi më proevropian në Ballkanin Perëndimor.

“Ekzistenca e shtetit tonë dëshmon çfarë mund të bëjnë demokracitë kur bëhen bashkë, kur i dalin ballë pushtuesit, kur mbështesin ata që luftojnë për drejtësi dhe barazi, dhe kur ju bashkoheni kundër tiranisë, diktaturës dhe gjenocidit”.

Duke e përmendur një delegacion të Preshevës, që ka qenë i pranishëm në seancë, presidentja Osmani ka thënë se Kosova “është me ju, ju nuk jeni vetëm, teksa përballeni me shkelje të të drejtave të njeriut”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika