Osmani jep detaje për bisedat me Macron e Erdogan në Shqipëri

Presidentja Vjosa Osmani i ka vlerësuar të rëndësishme takimet me presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Tiranë

Përmes një postimi në platformën X, Osmani takimin me Macron e cilësoi si një mundësi për të riafirmuar vizionin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Një mundësi e vlefshme për të biseduar me presidentin Emmanuel Macron në Tiranë rreth partneritetit Kosovë–Francë dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës,” ka shkruar Osmani në platformën X.

Ndërkaq, presidentin turk Erdogan e vlerësoi si mik të palëkundur të Kosovës.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj presidentin Erdogan – një mik i palëkundur i Kosovës. E falënderova për mbështetjen e tij të palëkundur për popullin tonë dhe për avokimin e vazhdueshëm, si dhe për punën krah për krah me ne për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar  presidentja në një postim tjetër në X.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika