Osmani ka pritur në takim përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s

E para e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim të ejten e 7 korrikut përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s. Gjatë këtij takimi presidentja Osmani ka theksuar se uniteti transatlantik është i domosdoshëm për ta garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë takimit me përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s.

E para e vendit ka shprehur  mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm duke theksuar se uniteti transatlantik është i domosdoshëm.

“Në takim me përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s në Këshillin Veri-Atlantik, të cilët janë duke vizituar vendin tonë, ju shpreha mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm, duke nënvizuar se uniteti transatlantik është i domosdoshëm për ta garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë kundër qëllimeve dashakeqe të Rusisë dhe satelitëve të saj”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Pamje gjatë takimit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe zv.kryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë këtij takimi kanë ritheksuar përcaktimin strategjik të shtetit dhe popullit tonë për anëtarësim në NATO, duke filluar me pjesëmarrjen në Programin e Partneritetit për Paqe.

Kosova është e gatshme ta japë kontributin e saj për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë. Në këtë drejtim, do ta shtojmë e thellojmë bashkëpunimin dhe koordinimin me shtetet aleate dhe me NATO-n, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika