Osmani-Kallas takohen në Tiranë: BE-së i kërkohet guxim dhe vendosmëri për Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, gjatë qëndrimit të saj në Tiranë. Në një postim në Facebook, Presidentja Osmani ka shprehur kënaqësinë për këtë takim, duke e vlerësuar Kallas-in si një mbështetëse të kamotshme të një Evrope […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, gjatë qëndrimit të saj në Tiranë.
Në një postim në Facebook, Presidentja Osmani ka shprehur kënaqësinë për këtë takim, duke e vlerësuar Kallas-in si një mbështetëse të kamotshme të një Evrope të bashkuar dhe të sigurt.
“Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë”, shkroi Osmani.
Ajo theksoi përkushtimin e Kosovës për integrim evropian, duke theksuar se vendi është i gatshëm për hapin e radhës në këtë rrugë.
“Është koha që BE t’i përgjigjet këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri, tipare këto që e karakterizojnë lidershipin e Përfaqësueses së Lartë Kallas”, ka shkruar Osmani.















