Osmani: Kam kërkuar mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencë të përbashkët me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se ka kërkuar nga homologu i saj që të mbështesë Kosovën në antarësimin e saj në Këshillin e Evropës

Milo Gjukanoviq dhe Vjosa Osmani, gjatë konferencës për media

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se ka kërkuar mbështetjen e Malit të Zi  për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kam kërkuar mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, po ashtu, edhe në organizata të tjera dhe me rëndësi të veçantë, sidomos tani në situatën aktuale të sigurisë në Evropë, është NATO-ja, në veçanti për Kosovën Partneriteti për Paqe, si hapi i parë drejt anëtarësimit në NATO”, ka deklaruar Osmani, transmeton PortaliD.

Osmani, ka theksuar se Mali i Zi është shembull se si anëtarësimi në NATO ka shërbyer për forcimin e sigurisë në tërë rajonin tonë.

“Edhe anëtarësimi i Kosovës në NATO do të duhej të shihej nga prizmi i njëjtë, i kontributit për më shumë stabilitet dhe siguri në tërë rajonin” ka shtuar Osmani.

Po ashtu, Osmani ka thënë se në takimin e tyre është diskutuar për qëndrimin e palëkundur të dy shteteve për paqe dhe stabilitet në rajon, duke theksuar se Kosova së bashku me Malin e Zi ndajnë një vizion të përbashkët për të ardhmen euro atlantike.

Ndërkaq, Osmani ka shtuar se vizita e homologut të saj nga Mali i Zi, Milo Gjukanoviq, po ndodh në një moment të rëndësishëm për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor.

“Kjo vizitë e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjykanoviq, përveç që është historike për raportet tona po ndodh në një moment të rëndësishëm për rajonin tonë. Diskutuam qëndrimin tonë të palëkundur për paqe dhe stabilitet në rajon. Me Malin e Zi ndajmë bashkëpunim fantastik në shumë fusha, veçoj turizmin”, ka thënë Osmani.

Osmani gjatë fjalimit në konferencë për media ka deklaruar se në takimin zyrtar është potencuar rëndësia e bashkëpunimit të mirëfilltë rajonal, dhe se ka kërkuar mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Gjithashtu, Osmani ka shtuar se raportet në mes të dy shteteve janë të shkëlqyera si dy shtete të pavarura dhe sovrane.

Presidenti i Malit të Zi pritet me nderime të larta shtetërore

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika