Osmani: Kërcënimet ndaj policëve të rinj vijnë nga Serbia, autorët të dalin para drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dënuar linçimet që u janë bërë së fundmi policëve të rinj serbë në veri të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dënuar linçimet që u janë bërë së fundmi policëve të rinj serbë në veri të Kosovës nga përdorues serbë të rrjeteve sociale.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se këto kërcënime janë bërë nga Serbia dhe grupet e saj kriminale.

Për këtë, Osmani thotë se autorët duhet të dalin para organeve të drejtësisë.

“Dënoj kërcënimet ndaj oficerëve të policisë të bëra nga Serbia dhe grupet e saj kriminale. Policia jonë është profesionale dhe multietnike. Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ne qëndrojmë me policët tanë, ndërsa ata me guxim shërbejnë për një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, ka thënë ajo.

Në fillim të kësaj jave e nisën punën 72 policë të rinj nga komunitetet joshumicë.

Shija e redaktorit

Promovohet libri “Libri im i kujtimeve” nga autori Rafet Rudi

“Libri im i Kujtimeve” ka titullin libri më i ri i autorit Rafet Rudi, të cilin ai e promovoi në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.Në...

Osmani nis vizitën e parë shtetërore në Zvicër: Po shkruajmë...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj të parë shtetërore në Zvicër, e cila po zhvillohet në rezidencën zyrtare...

KFF Dukagjini fiton Kupën e Kosovës, mposht në finale KFF...

Në finale të Kupës së Kosovës për futbolliste, skuadra e Dukagjinit nga Klinë doli fituese pas një serie penalltish dramatike, duke mposhtur Mitrovicën me...

Të fundit nga rubrika