Osmani kërkon nga BE-ja të jetë më e zëshme karshi tendencave destabilizuese të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin ka diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës.

Në njoftimin për media nga zyra e presidentes, thuhet se Osmani ka kërkuar që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe rajon.

Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës. Presidentja Osmani ka ritheksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit me ambasadorin Weidinger, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të kontribuuar për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon.

Ajo ka theksuar se Kosova pret mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Në kontekst të diskutimit me ambasadorin Weidinger, Presidentja Osmani foli edhe për organizimin e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në muajin tetor të këtij viti në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika