Osmani kërkon veprim urgjent të organeve të drejtësisë për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje të thellë për humbjen tragjike të tre qytetarëve në ngjarjen e rëndë në Gjilan dhe ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave.

Në reagimin e publikuar nga Presidenca, ajo kërkon nga organet kompetente që autorët e këtij akti makabër të kapen sa më shpejt dhe të dalin para drejtësisë për të përballuar përgjegjësinë ligjore.

Presidentja ka theksuar se është për keqardhje që vitin e kaluar të njëjtit të dyshuar ishin liruar nga institucionet e drejtësisë pas një periudhe të shkurtër paraburgimi, pavarësisht veprave të rënda për të cilat akuzoheshin.

Në reagim, Osmani gjithashtu dënon manipulimin dhe keqinformimin e opinionit publik, duke iu referuar përdorimit të fotografive të të dyshuarve me figura publike gjatë një eventi të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Presidentja thekson se pjesëmarrja në aktivitete publike nuk mund të interpretohet si një “shoqërim” dhe i cilëson këto akuza si shpifje.

Mes tjerash, presidentja i bën thirrje sërish organeve të rendit dhe drejtësisë që të veprojnë në përputhje me ligjin, që vrasësi të marrë dënimin e merituar.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika