Osmani: Kosova do të jetë më afër BE-së nga janari i vitit tjetër

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, pas takimit me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi, në konferencën për media ka thënë se janë duke punuar dhe forcuar bashkëpunimin me BE-në dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Vendi ynë që nga fillimi i luftës brutale të Rusisë kundër Ukrainës ka vendosur sanksione dhe ka ofruar ndihmë, dhe do vazhdojë përpjekjet tona për ta mbrojtur demokracinë dhe vlerat që na bashkojnë”, ka deklaruar Osmani gjatë konferencës për media.

“Sundimi i ligjit nuk është vetëm prioritet në letër, por angazhimi i të gjithë liderëve institucional dhe i punës sime si presidente e [Kosovës]”

“Angazhimi ynë për ta forcuar Policinë dhe institucionet e tjera janë tejet të rëndësishme, por edhe prioritet i institucioneve tona, në këto përpjekje të përbashkëta BE-në ka përkushtimin tonë të plotë”.

Sipas saj, Kosova nga janari i vitit 2024 do të udhëtojë pa viza pas liberalizmit të vizave.

“A siç e dini pas vonesave të gjata e të padrejta, Kosova do jetë më afër BE-së nga janari i vitit tjetër, sepse më në fund do hyjë në fuqi vendimi për vizat”, ka thënë Osmani.

 

Shija e redaktorit

Panairi i 23-të i Librit: Triumfi i fjalëve të shkruara

Me moton 'Libri triumfon', më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve...

“Dance the Night” e Dua Lipës zgjidhet si kënga e...

Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave. Fansat e muzikës votuan...

Policia heton incidentet në veri të Kosovës

Protestat janë duke vazhduar në tri komunat e veriut të vendit - Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se situata...

Të fundit nga rubrika