Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura, pasi ka njoftuar se ka takuar ministren e Jashtme të këtij shteti, Elina Valtonen.

Në një postim në Facebook, Osmani e ka falënderuar zyrtaren finlandeze për mbështetjen në çdo etapë.

“Në mbrojtjen e vlerave evropiane, Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura! Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Osmani të enjten.

Presidentja Osmani ka shtuar se do të vazhdojë angazhimin për forcimin e raporteve mes shteteve.