Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar zgjedhjet e sotme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka thënë se populli i Kosovës është me ShBA-në në çfarëdo zgjedhje të qytetarëve atje.

Osmani ka theksuar se Kosova ka bashkëpunuar si me republikanët, ashtu edhe me demokratët, raporton KP.

Ndryshe, votuesit në 50 shtete në SHBA do të hedhin votën e tyre sot pas një fushate zgjedhore të ashpër në SHBA, e cila do të bëjë që Donald Trump ose Kamala Harris të bëhet president i vendit.