Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar për takimin e saj të mbrëmshëm në seancën plenare të Samitit të Krerëve të Shteteve të Frankofonisë.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social " title=""Facebook"">“Facebook” ka shkruar se Kosova mishëron vlerat duke përfshirë promovimin e paqes, demokracisë dhe drejtave të njeriut.

Osmani u shpreh se bashkëpunimi me partnerët në Frankofoni është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

” Në seancën plenare të Samitit të Krerëve të Shteteve të Frankofonisë, theksova se Kosova mishëron vlerat që janë në themel të kësaj organizate: bashkëpunimin për promovimin e paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Në përpjekjet tona jo vetëm për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, por edhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, bashkëpunimi me partnerët tanë në Frankofoni është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ka vijuar Osmani.