Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim në Uashington me Zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau, ku fokusi kryesor ishte zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe përkushtimi i ndërsjellë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Facebook, Osmani falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur, duke theksuar se Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik.

“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur në Washington D.C., Zv. Sekretar i Shtetit, Christopher Landau!

Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump.

Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, ka shkruar Osmani.