Osmani: Kosova shtet i përkushtuar ndaj demokracisë e sundimit të ligjit

"Republika e Kosovës është shtet i përkushtuar ndaj demokracisë e sundimit të ligjit. Këto janë dhe duhet të jenë kryefjala e punës së secilit institucion të vendit tonë", ka thënë presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani

Krerë të institucioneve publike, të partive politike, ambasadorë, përfaqësues të ndërkombëtarëve e delegacione nga e mbarë bota po marrin pjesë në shënimin e përvjetorit të 14-të të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kryetarja e kësaj gjykate, Gresa Caka Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, foli për punën e bërë gjatë kësaj periudhe, derisa nuk la pa përmendur as kritikat e sulmet verbale që kanë marrë ndër vite.

” Sot simbolikisht shënojmë 14 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë, simbol i një rendi të pavarur kushtetues është ndeshur me interpretimin dhe mbrojtjen e kësaj kushtetuese. 14 vite më parë gjenerata e parë mori përgjegjësinë për të interpretuar një kushtetutë të një shteti të posa themeluar. Ndërveprimi mes pushteteve krijon edhe tension mes tyre, ky tension reflekton faktin se demokracia në Republikën e Kosovës funksionon. Mungesa e tensionit nënkupton që nuk po ruhet ekuilibri i duhur kushtetues. Ky tension jo rrallëherë është manifestuar edhe në sulme ndaj gjykatës. Kushtetuta është edhe përkushtimi kolektiv i të gjitha autoriteteve për një shtet të së drejtës. Gjykata do t’i qëndrojë besnike parimeve”, shtoi ajo.

Ndërkaq, të pranishmëve, përmes një video-adresimi, iu drejtua edhe para e shtetit, Vjosa Osmani-Sadriu.

“Republika e Kosovës është shtet i përkushtuar ndaj demokracisë e sundimit të ligjit. Këto janë dhe duhet të jenë kryefjala e punës së secilit institucion të vendit tonë. Si presidente, puna ime udhëhiqet nga kjo kushtetutë. Rol tejet të rëndësishëm kanë gjykatat tona që pritet të punojnë mbi parimet e barazisë e drejtësisë. Jam e lumtur që në ditët në vijim Kosova do të jetë nikoqire e diskutimeve me gjykatat e shteteve tjera. Jam e bindur se përvojat e shkëmbyera të shteteve tjera do të jenë udhërrëfyes i drejtë për Kosovën në adresimin e shumë sfidave”, shtoi presidentja./RTK

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika